Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët këtë të martë. Ngjarja është regjistruar në aksin Pogradec-Korçë, teksa nuk raportohet për të lënduar.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip “Renault”, me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *