Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të enjte në Patos.

Uniformat blu në Fier bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Zjarri ka shpërthyer në një apartament që ndodhet në katin e katërt të një pallati në Patos.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë Vizion Plus ka siguruar pamje nga apartamenti që u përfshi nga flakët.

Njoftimi Policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, në Patos, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *