E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Merr flakë anija në Pire

Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi, këtë radhë në det. Një anije me 875  pasagjerë në bord dhe 141 persona si ekuipazh u përfshi nga flakët.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur anija kishte lënë portin e Pireut me destinacion Hanian në Kretë.

 

Reklamë

Flakët nisën në një zonë në garazhin e tragetit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritet thonë se dyshohet se ai mund të ketë ardhur nga një kamion, i cili transportonte lëndë plastike dhe ndodhej në katin e tretë të garazhit.

 

Flakët shpërthyen pak minuta pas mesnate dhe tragetit iu desh rreth 4 orë që të kthehej në portin e Pireut. Fatmirësisht, zjarrfikësit ndërhynë ne kohe, ndërsa të gjithë pasagjerët të përfshirë nga paniku, u siguruan në pjesën e pasme të anijes.

 

Fatmirësisht asnjë nga njerëzit në bord nuk është lënduar. Ne tragetin “Venizelos” ndodheshin dhe nje numër i konsiderueshëm qytetaresh shqiptare, raportohet për rreth 200, kryesisht me familje.

 

Ata jetojnë e punojnë në Kretë dhe po ktheheshin nga pushimet në atdhe. Flakët u vunë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar. Pasagjerët janë sistemuar në hotele rreth portit, në pritje për tu nisur sërish drejt Kretës.

Më shumë video

Reklamë