E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Mërkuri trondit Horoskopin, shenjat që preken më shumë. Astrologia Meri Gjini: Kujdes!

Mërkuri u kthye në retrogradë të mërkurën. Nuk e ka interferencën në vetvete kaq të fortë sa përdoret si zhargon, si argument, si justifikim.

Hëna te bricjapi këtë fundjavë. Kemi hënën e re, e cila në vetvete është stimuluese për hapat e mëdhenj, e favorizon.

Reklamë

Hëna e re dhe mërkuri në retrogradë, mos hezitoni të ndërmerrni nisma, nëse keni në plan për të nisur gjëra të reja. Duhet të mirëorganizoheni. Ata që duan të marrin hapa të mëdhenj të tregohen të durueshëm, mos u nxitoni në projekte të mëdhaja.

PARASHIKIMI PËR SHENJAT PËR FUNDJAVËN

Reklamë

DASHI

Dashi nëse do një katërditësh të mirë do të duhet të niset nga vetja. Të organizojë axhendën duke vendosur si prioritet veten e vet. Vetëm nëse ngelet kohë do të mund të mendojë edhe për të tjerët.

DEMI

Fundi i javës do të ketë shije shumë të mirë nëse do të mund të menaxhojnë lekët. Të jenë të kujdeshëm në çështjet ekonomike.

BINJAKËT

Binjaku ka tendencë të mendojë sikur të tjerët e duan për interes, kjo do ta bëjë të ndihet nervoz. Për tu ndjerë më mirë duhet ta kuptojnë që jeta është marrje dhe dhënie. Të mos bëjë analizat këtë fundjavë sepse shpesh do të ndihen nervoz.

GAFORJA

Këtë fundjavë të kujdesen për shëndetin e tyre apo të familjarëve të tyre.  Axhenda e tyre do të përcaktohet nga axhenda brenda mureve të shtëpisë.

LUANI

Luanët “të mbyllin veshët”, të mos shqetësohen se si i shikojnë e gjykojnë të tjerët.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat nëse duan të kenë një fundjavë të mirë, ta organizojnë me njerëz që i duan e ndihen rehat. Kujdes me shkresat dhe letrat në punë sepse nëse nuk mirëorganizoheni do të ndiheni si në vakum dhe si më të papërgatitur në krahasim me të tjerët.

PESHORJA

Peshoret kanë tendencë të besojnë çdo gjë që dëgjojnë. Duhet ta organizojnë mirë axhendën deri të mërkurën e javës së ardhshme sepse do të jenë ditët më produktive e pozitive në rezultatet e punës së tyre. Nga e mërkura e deri në 4 janar, do të jetë e vështirë për të arritur rezultatet që kërkojnë në punë.

AKREPI

Akrepi është me plane e çështje të vjetra. Diskutojnë çfarë është lënë pa zgjidhur nga e shkuara. Për të zgjidhur çështjet e vjetra, vendosini në axhendë nga mesi i janarit e në vazhdimësi. Këtë fundjavë, hëna favorizon akrepin lëvizjet në shërbim të përmirësimit të ekonomisë, si lëvizjet bankare etj

SHIGJETARI

Këtë fundjavë kanë tendencë të merren me çështje të vjetra vështirësie në raportet e dashurisë. Lërini gjërat të rrjedhin, çështjet e dashurisë zgjidhini në moment, sot, mos i lini për më vonë. Nuk është koha për analiza.

BRICJAPI

Detyrimet ndaj familjes do të jenë në axhendën e tyre këtë fundjavë. Mërkuri në retrogradë nxjerr në pah lodhje e stres. Kujdes në komunikimin me vartësit.

UJORI

Nuk është koha për revolucione. Vendosini në axhendë pas datës 24.

PESHQIT

Para se të veproni,  verifikoni çdo informacion që merrni. Ka një tendencë të dëgjoni gjëra jo  të vërteta./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë