E shtunë, 26 Shtator 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel: Truqia s’duhet të jetë pjesë e BE-së

Konflikti mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdon të thellohet. Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një debati televiziv me rivalin e saj të qendrës së majtë, Martin Schulz, tha se dëshiron t’i japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian. Vetëm tre javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit, Merkel është treguar e vendosur se Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së dhe se nuk ka besuar se një gjë e tillë do të ndodhë ndonjëherë.

 

Ajo thekson se nuk ka për qëllim të prishë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Por ajo shtoi se ndalimi i bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE mund të jetë një mesazh i gabuar për qytetarët turq. Merkel ka mbështetur sanksionet ekonomike që kanë për qëllim rritjen e presionit politik ndaj Ankarasë.

 

Gjatë debatit mbrëmjen e së dielës, edhe Lideri i Partisë Social Demokrate, Schulz bëri thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Turqisë dhe sugjeroi ndalimin e menjëhershëm të bisedimeve të anëtarësimit të Ankarasë në BE. Nuk dihet pse Schulz ka ndryshuar qëndrim për Turqnë, pasi sondazhet e fundit zbuluan një rënie të konsiderueshme në mbështetjen e partisë së tij.

 

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Berlinit u tensionuan gjatë përpjekjes për grusht shteti një vit më parë. Së fundmi, autoritetet turke kanë arrestuar 12 gjermanë me akuza politike, mes të cilëve edhe korrespondenti I të përditshmes gjermane, Die Velt, Deniz Yucel. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

 

#AngelaMerkel#BE#Gjermani#Turqi

Vazhdo të lexosh

Bota

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të rinjtë në protestë në Gjermani, mbyllen shkollat

Ana Miha·
Bota

Irani i propozon SHBA-ve një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës

Taulant Halili·
Bota

Facebook përballet me gjobë rekord, gjykata në SHBA: 2.1 milionë banorë u mashtruan për të dhënat personale

Redaksia Web·