Pas arritjes se marrëveshjes per reformën ne drejtësi, kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar nje bisede telefonike kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel. Zyra e shtypit prane Partise Demokratike, njofton se gjate kesaj bisede, kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformës në drejtësi, do të jetë një ogur i mbarë për integrimin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nga ana e tij, lideri i opozitës Basha e garantoi kancelaren se Partia Demokratike, do të vazhdojë të jetë promotore e të gjitha proceseve reformuese duke u udhëhequr nga parimet dhe vlerat europiane. Basha ka theksuar se tashme sfida më e madhe që Shqipëria ka përpara, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe kancelarja Merkel e siguroi për angazhimin dhe ndihmën e saj dhe të Gjermanisë për nje proces me standarde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *