Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me kryeministrin Edi Rama në Samitin e Triestes në Itali. Gjatë takimit Merkel e ka përgëzuar Ramën duke thënë se Shqipëria po bën progres.

 

Krerët e shteteve dhe të qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Triestes, një tjetër etapë e Procesit të Berlinit, nisma e cila mori jetë në 2014 falë angazhimit direkt të kancelares gjermane Angela Merkel.

 

Procesi i Berlinit synon përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të rajonit të Ballkanit, nxitjen e bashkëpunimit mes tyre si dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.

 

Në takim janë të pranishëm edhe Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Johannes Hahn Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit dhe Violeta Bulc, Komisionere për Transportin, janë pjesë e Takimit të Triestes, së bashku me përfaqësues të lartë nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia). Në takim përveç kryeministrit italian Paolo Gentiloni, merr pjesë dhe kancelarja Merken si dhe Presidenti francez Emanuel Macron.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *