Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e vendeve të tjera, duke theksuar se ka ndodhur e kundërta; përpjekje të tilla janë bërë në drejtim të vendit të tij. Putin priti në resortin e Socit në detin e zi kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën zhvilloi edhe një konferencë për shtyp.

 

“Ne nuk kemi ndërhyrë kurrë as në jetën politike dhe as në proceset politike të vendeve të tjera. Dua të them se askush nuk duhet të ndërhyjë as në jetën politike të Rusisë. Por fatkeqësisht, kemi parë të kundërtën. Ka pasur përpjekje për të ndërhyrë në proceset politike në rusi për një kohë të gjatë përmes organizatave joqeveritare, por edhe në mënyrë direkte. Duke kuptuar sa te dëmshme janë këto përpjekje, ne nuk kemi menduar kurrë të përzihemi ne procese politike në vende të tjera.”

 

Putin sqaroi se akuzat ndaj tij ishin rezultat i betejës politike në SHBA. Gazetarët pyetën edhe kancelaren Merkel nëse ndihej e frikësuar nga ndonjë ndërhyrje e rusëve në zgjedhjet e 24 shtatorit.

 

 “Unë nuk frikësohem. Do te luftoj në zgjedhje ne bazë te bindjeve te mia. Ne e dimë që kriminaliteti kibernetik është një sfidë ndërkombëtare, por  ne presim që zgjedhjet në gjermani të mos dëmtohen. Gjermanët do të merren me vendosmëri me çdo rast informacion të rremë”.

 

Konflikti sirian, situata në Ukrainë dhe lufta kundër terrorizmit ishin disa prej çështjeve të diskutuara mes dy liderëve. Putin tha se sulmi me armë kimike në Siri nuk është provuar se u krye nga qeveria siriane dhe kërkoi hetim të paanshëm për të. Ndërsa kancelaria gjermane deklaroi se Berlini dhe Moska duhet të diskutojnë, pavarësisht mosmarrëveshjeve, apo dallimeve që kanë për çështje të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *