Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte në Stamboll ku mori pjesë në inaugurimin e hapjes së universitetit gjermano-turk. Gjatë ceremonisë shefja e qeverisë gjermane u shpreh se ky është një hap më afër marrëdhënieve Gjermani-Turqi, duke u treguar mirënjohëse për kontributin e Ankarasë zyrtare për strehimin e refugjatëve sirianë.

 

 Sot Turqia mirëpret miliona refugjate siriane. Ne e vlerësojmë shume kete kontribut te madh te Turqisë, pasi u jep shprese refugjateve. Ky universitet tregon partneritetin mes Turqisë dhe Gjermanisë.

 

Ndërsa kreu i shtetit turk nuk nguroi t’i bënte apel faktorit ndërkombëtar se po gabon me Libinë njësoj si me luftën në Siri.

 

 Ne 9 vitet e fundit, konfliktet vijojnë ne Siri dhe nuk kane ndikim vetëm ne vendet fqinje por ne te gjitha vendete europiane përfshire Gjermaninë. Nese nuk vendosjet paqja sa me shpejt te jete e mundur, mjedisi i kaosit në Libi do të ndikojë në tërë rajonin mesdhetar. Nëse nuk duam që organizatat terroriste të tilla si DAESH dhe Al Qaeda dhe legjionarët të shpërthehen, duhet të shpejtojmë procesin e zgjidhjes. Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të mos bëjë një gabim në Libi, të mos përsërisë gabimin që bëri në Siri.

 

Erdogan theksoi se qëllimi i Turqisë është fundi i krizës.

 

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre në këto periudha të vështira për paqen, paqen dhe të ardhmen e vëllezërve tanë Libianë. Qëllimi ynë më i madh është t’i japim fund kësaj krize. Qëllimi ynë më i madh është t’i japim fund kësaj krize, e cila ka vrarë më shumë se 2,400 njerëz dhe plagosi më shumë se 7.500 njerëz.

 

Takimi mes Merkel dhe Erdogan vjen pak ditë pas konferencës ndërkombëtare për Libinë në Berlin, ku të gjitha palët ranë dakord për arritjen e armëpushimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *