E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel takim me kryeministrat e “Grupit të Vishegradit”

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bisedojë në Bratisllavë me kryeministrat e Sllovakisë, Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë për të shënuar 30 vjetorin e rënien së “Perdes së Hekurt”.

 

Qeveria gjermane tha para takimit se ndryshimi politik në këto vende ka ndihmuar procesin e ribashkimit të Gjermanisë.

 

Reklamë

Merkel fillimisht do të takojë kryeministrin sllovak, Peter Pellegrini për të diskutuar çështjet ekonomike, të politikës së Jashtme dhe ato evropiane.

 

Megjithatë Merkel ka hasur në kundërshtimin e Polonisë dhe Hungarisë lidhur me politikën e saj të kufijve të hapur për refugjatët.

 

Polonia, Shtetet e Bashkuara, shtetet baltike dhe disa vende të tjera të BE-së kanë shprehur gjithashtu shqetësime rreth projektit, tubacioni i dytë i gazit që lidh Rusinë drejtpërdrejt me Gjermaninë nën Detin Baltik.

 

Kjo do të shmangte tubacionet ekzistuese të gazit përmes Ukrainës dhe kritikët thonë se do të rriste varësinë e energjisë nga Evropa në Rusi.

 

Kryeministri polak Mateusz Moracieck e ka quajtur tubacionin një armë të luftës hibride që Moska dëshiron të përdorë për të minuar sigurinë evropiane të energjisë dhe solidaritetin e BE-së dhe NATO-s./ REL

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë