Kancelarja gjermane Angela Merkel shkrkon nga funksionet e tij shefin e shërbimeve sekrete gjermane, të akuzuar për marrëveshje të fshehtë me ekstremin e djathtë.

 

Në përfundim të një takimi mes kancelares dhe partnerëve të saj të CSU-së bavareze dhe të Partisë Socialdemokrate (SPD), qeveria njoftoi se Hans Georg Maassen nuk do të drejtojë më shërbimet sekrete të brendshme.

 

I mbështetur deri në fund nga ministri i tij, bavarezi Horst Seehofer, i cili përshëndeti kopetencat e tij, ai u emërua sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

Ky zyrtar 55 vjeç ka qenë në mes të akuzave që prej 7 shtatorit. Në atë kohë ai kishte përgënjeshtruar ekzistencën e “ndjekjeve kolektive” të të huajve, të kritikuar nga Angela Merkel pas manifestimeve kundër migrantëve me kërkesë të ekstremit të djathtë në Çemniz, qytet në ish-Republikën e Gjermanisë Lindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *