Bota
Merkel rikthehet në zyrë pas 2 javësh në karantinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është rikthyer këtë të premte në zyrën e saj në Berlin, pasi u vetëkarantinua në shtëpi për dy javë.
Merkel do të vijojë të zbatojë rregullat e distancimit social dhe komunikimi me popullin gjerman do të zhvillohet përmes video-konferencave.
Reklamë
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert tha: “Fatmirësisht kancelarja rezultoi negative në disa teste për koronavirusin”.
65-vjeçarja ka qenë vetizoluar në apartamentin e saj pasi më 22 mars mësoi se kishte pasur kontakte me një dokor të infektuar me COVID-19.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




