Para takimit me presidentin Holond, kreun e Komisionit Europian dhe kryeministrin italian Mateo Renzi ditën e hënë, kancelaria gjermane Angela Merkel është përpjekur të zvogëlojë presionin për një dalje të përshpejtuar të Britanisë nga BE-ja. Në një konferencë për media, Merkel tha se Londra zyrtarë do të vijojë të jetë partneri kryesor ekonomik i unionit.
Sinqersiht, jo se duhet zgjatur për vite, por unë nuk ndaj qëndrimin që të nxitohemi. Negociatat duhet të vazhdojnë në një klime të qetë. Britania mbetet një partner i ngushtë i yni, sidomos në aspektin tonë ekonomik.
Një ditë më parë si Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shuls ashtu dhe kreu i komisionit Junker i bënë thirrje kryeministrit Kameron, i cili ka shtyre dorëheqjen në tetor, që të nxitojë në bisedimet për largimin e Britanisë. Ata i druhen një efekti domino, sidomos pas forcimit të zërave nga partitë ultranacionaliste që mund të sjellë shpërbërjen e unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *