E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel pro zgjedhjeve të reja 

Pas dështimit të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kancelaria gjermane Angela Merkel është shprehur se do të preferonte zgjedhje të reja sesa të qeverisë në pakicë.

 

“Pikëpamja ime është se zgjedhjet e reja do të ishin rruga më e mire. Rruga drejt formimit të qeverisë po rezulton më e vështirë nga ç’kishim shpresuar”, tha ajo për televizionin ARD.

 

Reklamë

Këto komente të kancelares vijnë pas takimit me presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, i cili u bëri thirrje partive të rikonsiderojnë pozitat e tyre e të bëjnë kompromis për hir të mirëqenies së Gjermanisë.

 

Por, pavarësisht krizës politike në të cilën ndodhet Gjermania, Merkel theksoi se nuk kishte asnjë arsye pse të jepte dorëheqjen nga posti i saj.

 

Duke folur për dështimin e formimit të një koalicioni qeverisës, Merkel shpjegon se pengesa kryesore mes 3 partnerëve ishte çështja e emigracionit.

 

Christian Lindner i partisë FDP tha se nuk ekzistonte asnjë bazë besimi për të krijuar një qeveri me aleancën konservatore dhe Partinë e Gjelbër, pasi ata dhe Merkel nuk kishin arritur një marrëveshje mbi emigracionin.

 

Merkel doli fituese në zgjedhjet e shtatorit, por nuk arriti të sigurojë shumicën. Ndërsa votuesit gjerman për herë të parë shprehën zemërimin e tyre për vendimin e kancelares për hapjen e kufijve për miliona refugjatë gjatë vitit 2015.

Vazhdo të lexosh

Reklamë