E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Merkel pret liderët botërore, Trump-Putin shtrëngojnë duart

Kancelaria gjermane Angela Merkel ka pritur liderët botërorë në samitin e G20 që do mbahet në Hamburg. Në fjalimin e saj të mirëseardhjes, Merkel u ka thënë udhëheqësve se miliona njerëz shpresojnë që ata mund të japin një kontribut të madh në zgjidhjen e problemeve të botës, por shtoi se zgjidhjet mund të gjenden vetëm nëse te gjithë jane gati për kompromis.

 

Merkel priti presidentin  rus Vladimir Putin, i cili do të zhvillojë një bisedë të gjatë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump; presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me të cilin shtrëngoi duart, pavarësisht tensioneve të fundit mes Ankarasë me Berlinit, kryeministrin e Kanadasë, etj.

 

Takimi mes Trump dhe Putin po pritet me shume interes  per te pare se cfare do te diskutohet për Sirinë, Ukrainë, dhe për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

 

Ndërkohë, mediat raportojnë se Trump e Putin u përshëndetën gjatë pritjes së organizuar nga Merkel, para fillimit të punimeve të samitit. Ata kanë shtrënguar duart për herë të parë në nivel presidentësh.

 

Dy liderët botërorë janë shprehur më herët se duan të përmirësojnë raportet e dëmtuara nga kriza në Siri dhe Ukrainë, si dhe dyshimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

 

Në samitin dy ditor pritet të diskutohet për gjendjen në Afrikë, tensionin në raportet me Korenë e Veriut. Por në vëmendjen e liderëve botërore do të jenë edhe refugjatët dhe kundërshtimi i marrëveshjes per klimën nga SHBA.

Më shumë video