E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel nis vizitën në SHBA

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në SHBA, ku do të takohet me presidentin Donald Trump. Vizita e parashikuar për pak ditë më parë, u shty për shkak të motit të keq.

 

Trump dhe Merkel nuk bien dakord për shumë çeshite, si ajo e emigrantëve, pasi kancelarja kundërshton politikën e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga disa vende muslimane.

 

Reklamë

Pritet që biseda të zgjasë mbi dy orë dhe diskutimet të përqendrohen në çështje te sigurisë, luftës kundër terrorizmit, por edhe në raportet tregtare transatlantike.

 

Të tjera çështje janë bashkëpunimi në NATO, ku Merkel pritet të sigurojë Trump se Gjermania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes. Kancelarja do të kërkojë edhe një përgjigje të unifikuar ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainën lindore.

 

Vizita e Merkel në SHBA ka ngjallur interes për të parë sesi do të jene raportet e Gjermanisë me administratën Trump, pasi ato me paraardhësit e tij Obama, kane qene te ngrohta.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë