E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Merkel në Tiranë/ Ambasada gjermane zbardh axhendën: Do të takohet me Ramën

Data 14 shtator do ta gjejë Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë. Ajo do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

 

Reklamë

Ambasada gjermane në Tiranë zbardhi detaje nga axhenda e Kancelares, duke bërë me dije se ajo do të bisedojë edhe me liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për bashkëpunimin rajonal.

 

“Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator. Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në ????????. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës,  Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, njoftoi ambasada gjermane në “Facebook”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë