Mosmarrëveshjet mes CDU dhe CSU për çështjen e emigracionit duket se po kërcënojnë vazhdimësinë e koalicionit në Gjermani. Kancelaria Angela Merkel është vendosur përballë përgjegjësisë për një zgjidhje urgjente. Sipas medias gjermane Bild, kancelarja Merkel po organizon një samit mes shteteve anëtare të BE dedikuar pikërisht krizës së emigracionit. Më tej, Zazeta Bild shkruan se Merkel ka në plan të bisedojë fillimisht me  Austrinë, Greqinë dhe Italinë.

 

Ndërkohë, ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer ka prezantuar një plan që është kthyer në mollë sherri për CSU dhe CDU. Sipas planit të tij, azilkërkuesit nuk duhet të hyjnë në Gjermani nëse kanë qenë më parë në një vend tjetër të BE-së. Se si duhet bërë kjo, ka mbetur pa përgjigje.

 

Merkel nuk mund të pengojë Seehoferin direkt për të vënë në zbatim planet për këtë çështje, sepse siguria e kufijve është kompetencë e tij. Por ajo mund ta shkarkojë atë nga detyra. Analistët janë të bindur se kjo do të sillte fundin e qeverisë, sepse CSU do të largohej nga koalicioni. Skenarët që po ndërtohen në një situatë të tillë ngërçi janë të shumta, ndërsa Merkel po përpiqet të fitojë kohë për të gjetur një zgjidhje që nuk do të prekte koalicionin por as kompetencat e saj si kancelare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *