Merkel: Ne nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, shmangni sa më shumë kontaktet

Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin javor tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë. Gjermania shënon rritje masive të infektimeve.
Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve. Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë.
„Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.”
Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi./ DW




