Rezultatet befasuese te partisë se djathte “Alternativa per Gjermaninë” ne zgjedhjet e tre landeve te vendit, treguan se nje pjese e madhe e gjermaneve nuk e mbështesin politiken e kufijve te hapur ndaj emigranteve te kancelares Angela Merkel. Ne fjalimin e saj kancelaria foli per nje dite te vështire per Partine Kristiandemokrate.
“Duhet te them se dje ishte një dite e vështire per CDU dhe për kete po diskutojmë edhe sot. Çështjet dominuese ishin refugjatet dhe politika ndaj tyre. Është fakt se nuk është gjetur ende nje zgjidhje e përshtatshme dhe e kënaqshme dhe kjo ka patur nje impakt te madh ne votën e qytetareve”.
AFD hyri për here te pare ne parlamentet e tre landeve dhe per analistet kjo ishte pasoje e zemërimit ndaj politikave te emigracionit te Merkel. CDU ka fituar në rajonin e Saksonisë “Anhalt”, por me nje diference te ngushte përballe partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë, ka humbur një te treten e votave ne Baden Vyrtenmbet, ndërsa ne Rajnland-Pfalc u rendit ne vendin e dyte. Gjithsesi rezultatet e zgjedhjeve nuk do te sjellin ndryshim te politikes se Merkelit dhe këtë e konfirmoi zedhenesi i qeverise gjermane. Ashtu si edhe Merkel ai mbështet idenë per gjetjen e një zgjidhjeje europiane per krizën.