Ndonëse Gjermania është tronditur nga disa sulme terroriste, qe kane pasur per autore edhe azilkërkues, politika e qeverise gjermane ndaj refugjateve nuk do te ndryshoje. Ne nje konference nga Berlini kancelaria Angela Merkel mbrojti qëndrimin e dyerve te hapura ndaj emigranteve, ndonëse pranoi se azilkërkuesit ne disa raste kane turpëruar vendin qe i mirëpriti.

“Terroristet duan qe te harrojmë ate qe per ne eshte e rëndësishme, te prishin unitetin tone, sensin e komunitetit, te pengojnë mënyrën tone te jetesës, vullnetin tone per te pranuar njerëzit qe jane ne nevoje. Ata shohin frike mes kulturave dhe urrejtje mes besimeve, por ne e kundërshtojmë ketë”.

Siguria e qytetareve është e rëndësishme dhe Merkel prezantoi nje pakete masash te reja, ku përfshihet ndarje e informacioneve mes institucioneve, deshifrimin e bisedave ne internet, frenimin e shitjes se armeve ne internet, nje sistem alarmi ne rastet e radikalizmit mes refugjateve dhe mundësinë e përfshirjes se ushtrisë ne rast sulmesh. Dy ngjarjet e fundit ne Bavari u kryen nga azilkërkues. Te dielën e kaluar nje sirian te cilit i ishte refuzuar azili ne Gjermani shpërtheu veten ne nje festival muzikor ne Ansbach dhe plagosi 15 persona. Nje tjeter azilkërkues nga Afganistani kreu nje tjetër sulm me thike dhe sëpate ne nje tren ne Wuerzburg. Ne te dy rastet autoret ishin mbeshtetes te ISIS. Sulmi me i përgjakshëm ishte ai i 22 korrikut ne Mynih, me autor nje adoleshent gjermano-iranian, qe la pas 9 viktima, ndonëse nuk jane zbuluar lidhje te tij me xhihadizmin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *