E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Merkel: Mbështesim integrimin e Maqedonisë në NATO e BE

Gjermania mbështet Maqedoninë në përafrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, i tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.

 

Në mesazhin e urimit për zgedhjen e tij kryeministër dhe formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Merkel tha se Qeveria e saj “mbështet fuqishëm përafrimin e mëtejmë të Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n”.

 

Reklamë

Merkel po ashtu tha se gëzohet që do të takojë personalisht Zaevin në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, më 12 korrik, njoftoi Zyra për media e Qeverisë së Maqedonisë, – shkruan Europa e Lirë.

 

Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur më 31 maj qeverinë e udhëhequr nga Zaev, duke i dhënë fund bllokadës gjashtëmujore politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë