E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Merkel mbërrin në Tiranë, e pret Olta Xhaçka në Rinas

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti këtë të martë në Tiranë. Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vizita e saj kryhet për të përmbushur  angazhimet e ndërmarra në “Procesin e Berlinit”.

 

Reklamë

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin ???????? të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. ????????????????????”

 

Ceremonia pritëse për Kancelaren po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku Merkel u prit nga Rama.

 

Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, bashkë me kancelaren gjermane do të ulen në një tryezë të përbashkët, ku i gjithë diskutimi do të jetë për arritjet, objektivat dhe qasjen ndaj “Procesit të Berlinit”.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë