E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Merkel mbërrin në Athinë, darkë private në shtëpinë e Mitsotakis

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Athinë, duke nisur vizitën e saj zyrtare në Greqi.

Rreth orës orës 20:00, avioni me kancelaren gjermane u ul në “El. Venizelos”. Delegacioni gjerman u nis menjëherë për në rajonin e Lycabettus, ku Merkel do të ketë një darkë private në shtëpinë e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Kjo është vizita e lamtumirësë e kancelares Merkel, e cila do të largohet përfundimisht nga politika pas 16 vitesh qeverisje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë