Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar për planet e lehtësimit të masave të izolimit.

Masat e distancimit fizik do të vazhdojnë së zbatuari deri më 3 maj, derisa Merkel u ka rekomanduar njerëzve që të vendosin maska në dyqane dhe ndërkohë që përdorin transportin publik.

Megjithatë nga java e ardhshme, dyqaneve nën 800 metra katrorë do t’iu lejohet të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.

Fëmijët e klasës së parë dhe vitit të fundit të shkollës së mesme do të kthehen në klasa më 4 maj.

Sipas Institutit gjerman, Robert Koch, ky shtet ka 127,584 raste të konfirmuara dhe 3,254 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *