E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Merkel ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit”/ Dorëhiqet ambasadori maltez

Ambasadori i Maltës në Finlandë, Michael Zammit Tabona ka dhënë dorëheqjen pas një dekarate në “Facebook” bërë të dielën, teksa krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me Adolf Hitlerin.

Dorëheqja e tij u njoftua nga ministri i Jashtëm maltez, Evarist Bartolo, ndërsa postimi i publikuar në rrjetin social drejtuar kancelares është fshirë.

Reklamë

Me rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Zammit kishte shkruar në “Facebook”: “75 vite më parë ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalë Angel Merkelin? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit, për të kontrolluar Evropën”.

Pas fshirjes së komentit, Tabona nuk ka dhënë një prononcim lidhur me atë çfarë kishte shkruar. Ai ishte emëruar amabasador që në vitin 2014, ndërsa ka shërbyer në Helsinki.

Vazhdo të lexosh

Reklamë