Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se gjithë kjo situatë është vetëm nisja e pandemisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Bundestagun gjerman, ajo u shpreh se përballimi me këtë pandemi është sfida më e vështirë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Merkel nënvizoi se tani kryefjalë nuk janë më të drejtat demokratike, por shëndeti i njerëzve.

“Ne jetojmë në një periudhe të jashtëzakonshme dhe tejet serioze. Pandemia është një provë e cila nuk ka ekzistuar që nga Lufta e Dytë Botërore, që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Bëhet fjalë për shëndetin e njeriut dhe kohezionin social dhe solidaritetin në Evropë. Në detyrën si Kancelare, nuk kam pasur vendim më të vështirë sesa kufizimi i lirive personale. Pandemia është një imponim demokratik. Pandemia ka kufizuar të drejtat tona themelore si të të rriturve, ashtu edhe të fëmijëve. Një situatë e tillë është e durueshme vetëm nëse arsyet e kufizimeve janë të pranueshme dhe transparente dhe vetëm kur kritikat për masat e vendosura të dëgjohen. Për këtë na ndihmon media e lirë. E vërteta është se ne nuk po jetojmë në fazën e fundit të pandemisë, por ende në fillim. Do të duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë.”

Sipas kancelares, është momenti që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos rrezikoujnë jetët e të moshuarve,. Angela Merkel nënvizoi se gjatë kufizimit të lëvizjes u fitua kohë për të kuptuar më shumë për virusin dhe për të forcuar sistemin shëndetësor.

“Pyetja se si të parandalojmë mbingarkesën e sistemit shëndetësor do të mbetet pyetja kryesore për një kohë të gjatë per politikën në Gjermani dhe Europë. Procedurat nganjëherë duken shumë të shpejtuara. Tashmë, le të mos e rrezikojmë atë që kemi arritur dhe të veprojmë me mençuri dhe kujdes. Të mos harrojmë te moshuarit e izoluar. 70 vjeçarët e sotëm janë ata të cilët ndërtuan vendin tonë. Gjithçka që ne kemi sot, është themeluar prej tyre. Gjatë javëve të kufizimit të lëvizjes ne kemi fituar kohë për të luftuar pandeminë dhe njëkohësisht kemi përforcuar sistemin shëndetësor. OBSH është partneri ynë dhe ne e mbështesim plotësisht mandatin e saj.”

Teksa ka nisur hapja graduale e vendit, në Gjermani kanë humbur betejën me virusin Koronë 5.315 persona, ndërsa janë infektuar 150.648.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *