E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Merkel i jep lamtumirën CDU-së pas 18 vitesh drejtimi

Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të vijoje te qëndrojë në postin e kancelares gjermane deri ne fund te ketij mandati.

 

Sipas të dhënave nga qarqet brenda partisë CDU-së, ky vendim vjen si rrjedhojë e dështimit në zgjedhjet e Hessenit. Partia  e kancelares merkel megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme ne raport me zgjedhjet e meparshme.

 

Lajmin se Kancelarja nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, e bënë të ditur mediat gjermane.

 

Këtë vendim Merkel ua ka shprehur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të hënën në mëngjes.

 

Angela Merkel e konsideruar si gruaja e hekurt udhehoqi per 18 vjete CDU-ne. Sipas mediave gjermane pretendentët e mundshem për  te marre drejtimoin e partisë janë sekretari i pergjithshem  I partise, Ministri Federal i Shëndetësisë Jents Spahn ose kryeministri i landit te Westfalise Armin Laschet .

Më shumë video