Koronavirusi i rrezikshëm ka mbërritur në të gjitha vendet e BE duke shënuar një rritje të ndjeshme të infeksioneve në Gjermani ku janë regjistruar dy viktima dhe më shumë se 1500 të infektuar, po ashtu në Francë me 33 viktima dhe më shumë se 1700 të infektuar.

 

Ndërsa në Belgjikë është raportuar viktima e parë. 4 persona në stafin e Komisionit Europian gjithashtu janë infektuar me koronavirus.

 

Brukseli ka marrë masa duke anuluar takimet dhe mbledhjet duke e kthyer procesin në digjital.

 

Presidentja Ursula Von Der Leyen siguroi se unioni është i përgatitur për t’iu përgjigjur epidemisë ndërsa do të akordohet edhe një fond shtesë prej 25 miliardë eurosh për kontrollimin e sëmundjes dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

 

URSULA VON DER LEYEN

 

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Kriza me të cilën po përballemi me koronavirusin ka një ndikim të madh njerëzor dhe ekonomik prandaj është shumë esenciale që të luftojmë në mënyrë të koordinuar për të parandaluar virusin dhe përhapjen por edhe për të ndihmuar ekonominë, ne do të koordinohemi çdo ditë në video call me ministrat e shëndetësisë së vendeve anëtare. Komisioni do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion. “

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë paralajmëruar se një pjesë e mirë e popullsisë mund të infektohet së shpejti dhe si rrjedhojë janë shtuar masat për parandalimin e sëmundjes dhe kontrollin e saj.

 

ANGELA MERKEL

 

KANCELARE E GJERMANISE

 

“Ekspertet thone 60 deri ne 70 perqind e popullsisë do te infektohen. Eshte nje grup i caktuar i popullsisë, jane me te vjetrit,dhe te sëmuret do te përballen me me shume vështirësi. Te ngadalësime përhapjen e infeksionit me kapacitetet qe kemi eshte nje lufte me kohen. Me Coronavirusin ne po përballemi me një sfidë që nuk e kemi patur kurrë më parë. “

 

Ndërkohë numri i të infektuarve është rritur edhe në SHBA duke i kaluar 1 mijë ndërsa numërohen edhe 31 vdekje. Ndërsa në Kinë situate është më e qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *