E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel e Orban përkujtojnë rënien e “Perdes së Hekurt”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është takuar këtë të hënë me kancelaren gjermane, Angela Merkel në qytetin hungarez, Sopron për përkujtuar 30 vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt.

 

19 gushti është një datë e cila shënon ikjen masive të gjermanëve lindorë atëbotë, si pasojë e Murit të Berlinit të krijuar më 1961 andaj ngjarjet e kësaj dite konsiderohen kyçe për vetë rënien e murit tre muaj më vonë.

 

Reklamë

Merkel dhe Orban kanë marrë pjesë në një ceremoni të kishës ekumenike në Sopron. Ata pritet që më vonë të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët.

 

Por pavarësisht pse Orban dhe Merkel janë duke shënuar rënien e ndalesës historike në Evropë, çështja e menaxhimit të kufijve ka tensionuar marrëdhëniet në mes të të dy liderëve.

 

Gjithashtu Orban ka qenë kritik i ashpër i vendimit të vitit 2015 të kancelares Merkel për të hapur kufijtë gjermanë për migrantët nga zona e konfliktit në Lindje të Mesme.

 

Takimi i tyre i madh bilateral është zhvilluar në korrik të vitit të kaluar, kur Orban ka vizituar Berlinin për herë të parë në tre vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë