Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka dale ne krah kreut te Këshillit Europian Donald Tusk, qe ka kritikuar vendimin e disa vendeve europiane per te mbyllur kufijtë, nje mase qe ka shkaktuar bllokimin e mijëra emigranteve. Ajo shprehu shqetësim per gjendjen e krijuar ditët e fundit gjate takimit ne Paris me presidentin Hollonde.

“Zgjidhjet e njëanshme nuk na ndihmoje. Është kundërprodhuese per vendet anëtare te BE te zbatojmë masa individuale ne përgjigje te fluksit te emigranteve. Mbyllja e kufijve nga disa vende, do te thotë se emigrantet tani janë dyndur ne Greqi, duke dëmtuar burimet e vendit”.

Ndërsa presidenti francez ndau nje tjeter shqetësim, ate per mosfunksionimin e marrëveshjes se Shengenit.

“Objektivi ynë është te rikthejmë zbatimin e Shengenit dhe kjo do te arrihet përmes koordinimit, solidaritetit dhe forcimit te burimeve tona te përbashkëta . BE duhet ta ketë prioritet kete marrëveshje, pavarësisht tensionit qe vjen nga kriza e emigranteve.”

Zyrtari i larte i BE, Tusk vazhdon përpjekjet diplomatike per arritjen e nje qëndrimi te përbashkët te shteteve europiane per përballimin e krizës se emigranteve. Tusk qe gjendet ne Turqi ku është takuar dhe me presidentin Erdoan. Ai ka vizituar disa vende përpara samitit te BE qe mbahet ditën e hëne. Megjithatë nga turneu i deritanishëm i tij nuk shihen rezultate konkrete. Gjendja e emigranteve mbetet e renduar veçanërisht ne kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. BE zbuloi një plan per rikthimin ne fuqi te rregullave te marrëveshjes se Shengenit deri ne muajin nëntor. E ndërkaq, Eurostat publikoi shifrën e azilkërkuesve per vitin 2015 ne BE qe ka arritur ne mbi 1 milionë e 255 mije, me shume se dyfishi i vitit paraardhës. Ne krye te listës janë sirianet, irakenet dhe afganet, mbi nje e treta e te cilëve shkojnë ne Gjermani.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *