Subscribe

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shfaqur sërish para kamerave në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo pësoi një tjetër dridhje në trup e 3-ta brenda një muaji.

Këto pamje tregojnë kancelaren 64 vjeçare duke u dridhur gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Finlandës Antti Rinne në Berlin.

Ajo përpiqet të kryqëzojë duart për të kontrolluar lëkundjet e saj.

Megjithatë këtë herë dridhja nuk ishte aq dramatike sa herët e kaluara.

Zëdhënës të qeverisë gjermane thanë për mediat se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe kancelarja do të vazhdojë takimet sipas axhendës.

Por publiku është tejet i shqetësuar për gjëndjen shëndetësore të Angela Merkel. Zyrtarë të afërt të kancelares sqaruan se dridhja ndodh për shkak të dehidratimit dhe kafes së shumtë që konsumon pa ujë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u pa duke u dridhur për herë të parë para publikut gjatë ceremonisë së mirëseardhjes për presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky në Berlin.

Kur të gjithë menduan se ishte diçka kalimtare, Merkel shfaqi sërish të njëjtin problem gjatë një ceremonie tjetër.

Dyshimet për dehidratim duket sikur nuk I kanë bindur mbështetësit e saj, pasi ajo refuzoi të pinte një gotë ujë që iu ofrua gjatë ceremonisë.

Kjo është e treta herë që kancelarja Angela Merkel shfaqet në public në gjendje jo të mirë shëndetësore, duke rritur shqetësimet për shëndetin e saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *