E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel dhe Macron thirrje BE-së: Të përgatitemi për pandeminë e radhës

Disa nga liderët e Bashkimit Europian, mes të cilëve Emmanuel Macron dhe Angela Merkel rikthejnë në vëmendje se duhet të përgatiten për një valë të dytë të pandemisë.

Nëpërmjet një letre drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ata kërkuan që BE të marrë masat e duhura për një valë të dytë të mundshme të infektuarish me Covid-19, me qëllim që të jenë më të përgatitur për një pandemi tjetër.

Duke marrë shkas nga numri i lartë i viktimave nga koronavirusi në vendet e Evropës, u nënvizua rëndësia e një reagimi të përbashkët evropian, në kushtet kur flitet për një valë të dytë.

Vazhdo të lexosh