Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë biseduar për situatën në verilindje të Sirisë.

 

Sipas një zëdhënëse nga qeveria gjermane, në këtë bisedë telefonike ata janë pajtuar që të vazhdojë të jenë në kontakt të ngushtë për këtë çështje.

 

Turqia ka kryer një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë, me qëllim që të largojë nga ajo zonë luftëtarët kurdë, të cilët i konsideron terrorist. Koalicioni qeverisës në Gjermani ka pasur dyshime se si të përgjigjet lidhur me ofensivën turke.

 

Socialdemokratët kanë kundërshtuar një propozim të ministres së Mbrotjes, Annegret Kramp-Karrenbauer që të krijohet një “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, në zonën kufitare Siri-Turqi.

 

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Turqia dhe Rusia po ashtu kanë arritur një marrëveshje që të largojnë për 30 kilometra nga kufiri Turqi-Siri, luftëtarët kurdë./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *