E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel: BE, prioritet mbrojtjen e kufijve të jashtëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nga Brukseli ka thënë se mbrojtja e kufijve të jashtëm duhet të jetë prioriteti kryesor në bisedimet në samitin europian.

 

Në takimin me liderët e BE-së, Merkel theksoi se çështja e migracionit dhe reforma për të drejtën për azil  do të jenë dominuese në këto bisedime.

 

Reklamë

“BE-ja duhet të kërkojë një marrëveshje me shtete të rëndësishme partnere si Turqia dhe ato të Afrikës së Veriut, por kjo duhet të marrë parasysh nevojat e këtyre vendeve. Shtetet që marrin shumë refugjatë kanë nevoj për ndihmë, por refugjatët dhe migrantët nuk duhet të jenë të lirë të zgjedhin në cilin vend do të shkojnë nëpërmjet procesit të azilit”.

 

Ndër të tjera kancelarja Merkel ka theksuar faktin se duhet të forcohet dhe agjencia e mbrojtjes së kufijëve europianë “Frontex”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë