E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merkel: BE nuk e ndryshon marrëveshjen e Brexit

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë këtë të mërkurën se Bashkimi Evropian po këmbëngul në marrëveshjen ekzistuese për daljen e Britanisë nga blloku.

 

Pas një takimi që Merkel, ka zhvilluar me kryeministren e Britanisë Theresa May, theksoi se gjërat po ndryshojnë në Londër. Sipas saj Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe.

 

Reklamë

Ndër të tjera Merkel shprehu angazhimin e Gjermanisë për të siguruar një dalje të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndërmorri një sërë bisedash me udhëheqësit evropian, në përpjekje për të bindur ata që të ndryshojnë marrëveshjen e Brexitit, pasi e njëjta nuk e ka mbështetjen e Parlamentit britanik.

 

Nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, pasojat parashikohet të jenë në tregjet financiare dhe tregti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë