Bota
Merkel: BE jo luftë tregtare me SHBA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian do të bëjë çdo përpjekje për të shmangur luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, ku ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga BE-ja dhe është duke shqyrtuar vënien e të njëjtave edhe në makina dhe kamionë.
Reklamë
Sipas saj, funksionimi i mirë i ekonomisë botërore varet nga vendet që punojnë së bashku si partnerë.
Ndërkaq Bashkimi Evropian, nga korriku, ka vënë tarifa hakmarrëse mbi eksportet në SHBA, ndërsa nga ana tjetër Trump, ka thënë se tarifat që ka ndërmarrë ai, janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




