E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Bota

Merkel: 130 miliardë euro për ekonominë/ Gjermania dhe Austria hapin kufijtë me vendet e BE

BERLIN, GERMANY - APRIL 15: German Chancellor Angela Merkel informs the press about the latest measures of the government in the fight against the COVID-19 pandemic following a video conference with the leaders of the German federal states in the Chancellery on April 16, 2020 in Berlin, Germany. Merkel announced first steps in undoing coronavirus restrictions that have plunged the economy into a recession, with most shops allowed to open although schools must stay closed until May 4. (Photo by Christian Marquardt - Pool/Getty Images)

Ndërsa koronavirusi është vënë nën kontroll në shumicën e Europes vendet e unionit po marrin masa per rimekembjen e ekonomisë. Kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel njoftoi paketën prej 130 miliardë euro për të nxitur ekonominë gjermane pas krizës së virusit Covid 19.


ANGELA MERKEL
KANCELARE E GJERMANISE

“Paketa do të arrijë vlerën e 130 miliardë euro për vitin 2020-2021, 120 miliardë nga të cilat do të përballohen nga qeveria federale. Ne kemi një paketë stimulimi ekonomik, një paketë për të ardhmen dhe përveç kësaj, tani po angazhohemi për përgjegjësinë ndaj Europës”

Reklamë

Paketa synon nxitjen e shpenzimeve te konsumatoreve  për t’i bërë bizneset të investojnë sërish.Nga ana tjetër, Gjermania ka vendosur të hapë kufinjtë me vendet e BE-së duke nisur nga 15 qershori.

Ndërsa për Ballkanin Perëndimor, shumica e vendeve të bllokut si dhe Gjermania, janë në pritje të vendimit të komisionit i cili do të publikojë brenda kësaj jave udhëzimet e udhëtimit.

Fqinji i Gjermanisë, Austria gjithashtu ka rihapur sot kufijtë me fqinjet, por jo me Italinë. Qeveria austriake konsideron ende të lartë rrezikun nga covid 19 në Itali .Ministri i jashtëm Italian Luigi Di Maio ka reaguar duke thënë se “masa të tilla ndaj vednit të tij dëmtojnë Europën dhe tregun e brendshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë