E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Merke-Conte, takim për emigracionin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur në një takim dypalësh kreun e qeverisë italiane Giuseppe Conte.

 

Temat e parashikuara në tavolinën e bisedimeve Merkel-Conte, janë  kriza e emigracionit, lufta kundër papunësisë e varfërisë si dhe fondet europiane për të përballuar reformat e domosdoshme të parashikuara në qeverinë italiane.

 

Sipas mediave italiane Conte, do të informojë kancelaren që në samitin e Këshillit të Europës në fund të muajit qershor, qeveria italiane do të kërkojë një program europian kundër varfërisë, i cili të financohet nga Fondi Social Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë