Merkatoja e dimrit ka filluar të lëvizë me hapa të shpejta, ku klubet europiane po nxitojnë për të forcuar skuadrën.

Ylli i Napolit Eljif Elmas nga janari do të jetë lojtar i RB Leipzig në Bundesligën gjermane. Futbollisti maqedonas ka nënshkruar deri në vitin 2028 me skuadrën gjermane, ndërkohë që për shërbimet e tij Leipzig ka derdhur 20 milionë euro në arkat e Napolit.

Në 3 sezonet e fundit, Elmas, në çdo kampionat, ka luajtur mbi 30 ndeshje. Për lojtarin në fjalë do të jetë hera e parë që kalon në Bundesligë. Më parë, Elmas ka kontribuar për Fenerbahcen dhe Rabotnickin.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *