E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

MEPJ e Shqipërisë: Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

MEPJ, përmes një postimi në “X” shprehet se armëpushimi në rajonin e ndezur nga lufta është një hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Reklamë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përgëzon përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.

Reklamë

Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë