Para se të shprehim dëshirën që flokët të na rriten brenda natës, duhet të dimë që flokët e shëndetshëm e të gjatë kërkojnë kohë. Flokët rriten jo më shumë se 3 deri në 5 milimetra në muaj dhe kjo ndodh vetëm nëse flokët janë të shëndetshëm dhe majat nuk janë të këputura. Duhet durim përkujdesje dhe nëse ndiqni këshillat e mëposhtme ju do të përshpjetoni këtë proces.

1.Edhe pse mund t’i prisni flokët rregullisht, kjo nuk ndikon në rritjen e shpejtë të tyre. Majat do të dukeshin më të shëndetshme por prerja e tyre e shpeshtë do të ndalonte rritjen e flokut. Stilistët rekomandojnë prerjen çdo 12 javë të flokut vetëm 1/8 e centimetrit.

2.Përdorni serumin sa herë që lani flokët. Sa herë që floku lyhet, pjastrohet apo stilohet, majat dobësohen . Serumi ndimon që të zvëndësohen lipidet dhe proteinat brenda boshteve të flokut.

3.Mos përdorni shampo sa herë që laheni. Është për t’u shqetesuar kur femrat evitojnë serumin nderkohë që është shampoja ajo që nuk duhet përdorur gjithmonë. Qëllimi i përdorimit të shampos është të eleminojë papastertitë, por ne te njejten kohe shampoja zhduk dhe yndyrën nga floku, e cila është e rendësishme për ta mbajtur atë të butë dhe të shëndetshëm.

4.Mos harroni maskat. Stilistet e flokeve sugjerojnë maskën me vajë kokosi sepse ndimon shumë në freskimin e flokut dhe rritjen e tij në mënyrë sa më të shëndetshme. Mbajeni vajin e kokosit për rreth 10 minuta, më pas lajeni normalisht.

5.Shpëlajeni flokun pas çdo larje me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë ndimon vërtetë në rritjen e flokut dhe për më tepër mban flokun e gjatë të shëndetshëm për më gjatë. Gjithashtu kjo taktikë ndimon në eleminimin e zbokthit. Ju mjaftojnë vetëm disa sekonda me ujë të ftohtë, dhe do të shikoni një rezultat të shkëlqyer në më pak se një muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *