Siguria e të dhënave në rrjetin social Facebook është dhe një problem që është kthyer në një shqetësim për një pjesë të madhe të përdoruesve.

 

Më poshtë do të lexoni disa detaje që ju vijnë në ndihmë të kuptoni nëse të dhëna tuaja janë vjedhur ose jo. Kohët e fundit hakerat vodhën të dhënat personale të 29 milionë përdoruesve të Facebook. Të dhënat e hakuara përfshijnë informacione si numra telefoni, e-mail, gjinia, vendlindja, madje edhe të dhënat mbi statusit e marrëdhënies që keni.

 

Ka një mënyrë të lehtë për të kontrolluar. Mjafton të vizitoni faqen ‘Help Center’ në ëebsite-n e Facebook dhe bëni ‘log in’ me adresën tuaj.

 

Faqja do t’ju tregojë nëse të dhënat tuaja janë hakuar apo jo, dhe cilat të dhëna në veçanti. Ndërsa vlen të përmendet se nuk është marrë asnjë informacion mbi kartat e pagesës apo mbi kartat e kreditit.

 

Hakerat ishin në gjendje të shihnin katër shifrat e fundit të kartës së kreditit të një përdoruesi të Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *