Mentor Haziri ishte këtë të dielë në një intervistë speciale në COVER nga Orinda Huta, në Vizion Plus. Ai rrëfeu më shumë reth projektit të fundit, ndarjes nga grupi kthjellu dhe për bashkëpunimet ndërkombëtare që është duke punuar.

Në këtë intervistë këngëtari që tashmë prej shumë kohësh është i njohur për publikun tregon mbi disa “pakënaqësira” të pjesmarrjes së tij në “Këngën magjike.” Njera prej të cilës është dhe votimi për cmimin nëpërmjet votave të vetë artistëve. Ai është shprehur:

-“Nuk mund të varem nga vota e një artisti që ka filluar të këdojë para 3 muajsh.Nuk duhet të votojne njëri tjetrin sepse krijon hasmeri dhe krijon urrejtje të panevojshme. Une do votoj ate që  mendoj se është kënga më e mire.”

Pyetjes së moderatores n.q.s ky duket se është një votim shoqëror ai i është përgjigjur pa hezitim: ” Sigurisht që del një votim shoqëror.”

Dhe ka mjaftuar një ngacmim i vogël reth jetës personale që ai të shprehi dëshirën dhe ndoshta një plan të tijin për një dasëm në 2018! Për të folur më tej reth familjes dhe dëshirave që ka për të ardhmen.

Jetesa e tij tashmë është zhvendosur në Dublin prej katër viteve dhe planet për bashkëpunime ndërkombëtare dhe një album i gjithi në anglisht do të vijnë për publikun së shpejti.

Intervistën e plotë mund ta shihni këtu!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *