Subscribe

“Shtëpia e përbashkët”. Kështu quhet mensa me e re sociale e hapur ne zonën e Laprakes dhe qe nga kjo e marte do t’u ofroje shërbim personave te varfër dhe atyre me aftësi te kufizuara. Ne ditën e inaugurimit te saj, Erjon Veliaj ka zgjedhur t’u shërbeje vete dreken personave ne nevoje. Sipas kryetarit te bashkisë, mensa sociale ofron ushqim per 100 persona, ndërsa 300 te tjerë do te kenë mundësi te marrin shërbime fizioterapie apo psiko –sociale. Veliaj premtoi ngritjen e mensave te tilla edhe ne zona te tjera te Tiranës. Bashkia ka lidhur marrëveshje me supermarkete ne kryeqytet qe te mos i hedhin ushqimet ne prag skadences, por t’i dorëzojnë ne këto mensa.”Shtëpia e Përbashkët” e Laprakes me nje staf prej 15 personash është e dyta ne Tirane, pas asaj te zonës se Kombinatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *