E enjte, 22 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Menduh Thaçi, dënohet me 3.2 vjet burg

Është dhënë vendimi për gjashtë nga të akuzuarit në lëndën “Titanik 2”. Të akuzuarit janë dënuar me burgim për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

 

Reklamë

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është dënuar me 3,2 vjet burg, ndërsa  ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg. Ndërkohë që dënimi më I m adh ndër të akuzuarit është dhënë për shqiptarin Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDSH-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

 

Reklamë

Me 3 vjet burg janë dënuar edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, të VMRO-DPMNE-së asaj kohe, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

 

Prokurorja Fatime Fetai, pas shqiptimit nga ana e trupit gjykues me 3.2 vite burg për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i ka kërkuar trupit gjykues që Sasho Mijallkovi të shkoj menjëherë në paraburgim, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masa shtesë sigurie.

 

Ndërkohë behët me dije se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nuk ka qenë I pranishëm në leximin e aktvendimit.

Më shumë video

Reklamë