Politikë
“Mendon se është një udhëheqës global”/ Meta uron Ramën për Vitin e Ri

Edhe pse ka kaluar thuajse një muaj nga Viti i Ri, Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë urimin e tij, kryeministrit Edi Rama per vitin 2022.
Në studion e “Quo Vadis”, Meta i uroi Ramës mbarësi në familje. Ndërsa në aspektin politik, Meta theksoi se nuk e ndihmon dot.
“Unë i uroj shëndet, jetë të gjatë mbarësi në familje me Lindën me Zahon, me gjithë njerëzit e dashur. Në aspektin politik unë kam bërë më të mirat që ai të kishte sa më shumë mbarësi. Kam përshtypjen që s’e ndihmoj dot në aspektin poltik, se ai mendon që tani di çdo gjë dhe është një udhëheqës global”, tha Meta.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




