Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

“Menaxhimi i munguar”/ Mjeku: Dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar në QSUT

8 Korrik 17:22

Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho shprehet se QSUT është kthyer në vatrën më të madhe të transmetimi të koronavirusit në vend.

Sipas mjekut, edhe pse nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara, shumë nga vatrat e COVID gjatë fundit të muajit maj dhe në vazhdim u ndezën pikërisht nga pacientë apo pjestarë të personelit të QSUT-së.  Ai pohoi se edhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID-19 ishte i QSUT.

“QSUT është institucioni kryesor, apo si e kam quajtur në statuse dhe intervista, flamurmbajtësi i sistemit tonë shëndetësor. Për këtë arsye, QSUT pritej të ishte: 1. Vendi më i sigurt lidhur me COVID sepse shërben si pika e referimit për gjithë sistemin tonë shëndetësor. 2. Burimi i protokolleve dhe trajnimeve për gjithë pjesën tjetër të sistemit. 3. Modeli për riorientimin e spitaleve dhe gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në epokën COVID. Jo vetëm që këto nuk ndodhën, por QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID në vend. Ndonëse nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara, media ka raportuar se shumë nga vatrat e COVID gjatë fundit të muajit maj dhe në vazhdim u ndezën pikërisht nga pacientë apo pjestarë të personelit të QSUT-së. Janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT.”

Për Dashon, në QSUT kanë dështuar pothuajse të gjithë komponentët mjeksorë apo jo-mjeksorë të përgjigjes ndaj një epidemie.

“Nga ana klinike nuk funksionojnë protokollet e parandalimit dhe trajtimit (të cilat edhe në se ekzistojnë nuk janë bërë publikë), auditi klinik i rasteve dhe vdekjeve, depistimi i pacientit para pranimit, testimi para ndërhyrjeve të caktuara, diskutimi publik i shembujve pozitivë (për t’u përdorur si case study mësimorë), përhapja e përvojës së parandalimit që zbatohet në Spitalin Infektiv edhe në spitalet apo shërbimet e tjerë, etj. Nga ana e shërbimeve mbështetëse ka dështuar disiplina e rrjedhave të pacientëve, stafit dhe furnizimeve, parandalimi i infeksioneve spitalore (si në elementët infrastrukturorë, ashtu edhe sanitarë), zinxhirët logjistikë, shërbimet e hotelerisë (një nga pacientët e shëruar, figurë publike, vlerësonte trajtimin human, por theksonte deri mungesën e ushqimit të mjaftueshëm dhe sapunit në tualete), etj.”

Mjeku theksoi se problem kryesor në QSUT gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë drejtimi dhe menaxhimi i munguar ose i gabuar.

“Ndërkohë ekipi drejtues dhe vetë drejtori i QSUT-së (i njohur si menaxher në struktura mediatike dhe me studime bazë në shkencat muzikore) nuk janë parë në asnjë prononcim ku të analizohen dështimet dhe të tregohen rrugët që do të ndiqen për përmirësimin e situatës. QSUT-SË NUK I MUNGOJNË PROFESIONISTËT, NJOHURITË, PAJISJET, FONDET PËR TË RIORIENTUAR INFRASTRUKTURËN DHE AS ATO PËR TË BLERË PAJISJE MBROJTËSE PËR STAFIN NË SASI DHE CILËSINË E DUKUR! A KA GJASA QË DIKUSH TË MARRË FRENAT E SITUATËS DHE LIDERSHIPIT NË QSUT PËR TA RIKTHYER KËTË INSTITUCION NË ROLIN QË I TAKON?!”

Posted Under:
Kryesoret Sociale
Tagged:
Erion Dasho Mjek QSUT

Nga e njëjta kategori

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

më shumë...

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur (EMRI)

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin e administratës dhe funksionimin e institucioneve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.