Subscribe

Bashkia e Veronës do të ndihmojë Bashkinë Tiranë në menaxhimin e për grumbullimin e mbetjeve urbane. Krerët e të dy bashkive, Erion Veliaj dhe Flavio Tosi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila konsiston në krijimin e një ndërmarrje publike.

Kryebashkiaku Veliaj, tha se kjo ndërmarrje do të sjellë një mënyrë të re, moderne dhe transparente të menaxhimit të aseteve publike.

Erion Veliaj: Duke filluar nga muaji i shkurt ose mars, një ndërmarrje publike e Bashkisë së Tiranës dhe Veronës do të kryejnë menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të pjesës qendrore të Tiranës, duke futur edhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve. Në Bashkinë e Tiranës e nisëm punën tonë duke u fokusuar te pastërtia dhe pastrimi i qytetit. Ndaj, duke qenë krenarë për çfarë kemi arritur me pastrimin e qytetit, nuk besoj se ka mënyrë më të mirë për të thënë se ambicia jonë është shumë më e lartë nga ç’kemi arritur deri sot. E duam Tiranën qytetin më të pastër në rajon.

Kryebashkiaku i Veronës, vlerësoi ndryshimet e prekshme, që kanë nisur në kryeqytetin shqiptar. Lidhur me marrëveshjen, Tosi konsideroi zgjedhjen e Veliajt si më të dobishmen për Tiranën.

Flavio Tosi: Kjo ndërmarrje është tërësisht publike dhe duke qenë e tillë konkurron edhe me privatin, duke qenë se realisht qytetarët e Veronës mund të zgjedhin për energjinë elektrike dhe gazin AGSM, apo çdo lloj ndërmarrje tjetër. “AMIA në qytetin tonë, ashtu si kudo, konkurron me privatin, ndaj edhe qëllimi i këtij bashkëpunimi duhet të jetë pikërisht futja e praktikave më të mira të grupit AGSM dhe AMIA, në mënyrë që edhe Tirana të mos ketë nevojë për Veronën, por të ndërtojë një menaxhim të sajin, të ketë aftësinë e saj organizuese, ashtu siç duhet të jetë.

Përpara firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, kryetari i Bashkisë Veliaj, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *