Subscribe

Fluksi i shtuar i lëvizjeve gjatë sezonit veror në pikën e kalimit të Hanit të Hotit në Shkodër shoqërohet edhe me rrezikun për t’u rritur në numër krimet kufitare. Për këtë arsye, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u bëri thirrje uniformave blu që të kenë një vëmendje më të shtuar në këtë drejtim, për të ndaluar aktivitetin e jashtëligjshëm përmes kufirit.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

“Rrisni gatishmërinë për të evidentuar çdo lloj forme krimit kufitar,. Nisem këtu nga disa të dhëna që mora sot për të parë disa natyra të ndryshme të veprave penale që janë evidentuar në vazhdimësi në këtë pikë të kalimit kufitar. Duhet të vazhdoni të keni rezultate edhe më të mira.”

 

Gjatë takimit me strukturat e policisë në Hanin e Hotit, Balla nënvizoi se kalimi për qytetarët është më i shpejtë dhe i lehtësuar, falë bashkëpunimit me autoritetet malazeze.

 

TAULANT BALLA

 

MINISTER I BRENDSHEM

“Ka pasur një fluks si asnjëherë tjetër, më vjen mirë për koordinimin me policinë kufitare të Malit të Zi. Edhe unë vetë qoftë me Abazoviç, qoftë me ministrin e Brendshëm, kam pasur kontakte kur ka qenë nevoja për të ndërhyrë për të kaluar në regjim të lehtësuar. Sezoni nuk ka mbaruar akoma. Puna vazhdon, kjo është një pikë e rëndësishme që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe është pjesë e Korridorit Blu.”

 

Taulant Balla kërkoi nga strukturat të vijojnë punën me të njëjtin ritëm, sepse sezoni nuk ka përfunduar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *